BotaLajme

Zelensky: Dëbimi i rusëve nga Izyumi, pikë kthese në luftë

Forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën në veri të rajonit Kharkiv, e avancimet në pjesët e tjera të vendit dhe rënia e rusëve në verilindje janë konfirmuar edhe nga agjencitë e inteligjencës perëndimore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur tërheqjen e rusëve nga qyteti Izyum në Kharkiv si një pikë kthese në muajin e gjashtë të luftës.

Zelensky konsideron se ky dimër do të mund të sjellë avancimin më të madh të forcave mbrojtëse të Ukrainës, nëse arrijnë të sigurojnë armët e duhura.

“Në rajonin e Kharkivit kemi filluar të avancojmë jo vetëm në drejtim të jugut dhe lindje, por edhe në drejtim të veriut. I kemi edhe 50 kilometra deri në kufi me Rusinë”, tha Valeri Zaluzhni nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
Rënia e Izyumit paraqet humbjen më të madhe të ushtrisë ruse që kur janë dëbuar nga rajonit i Kievit. Ushtarët rusë pas vetes kanë lënë sasi të mëdha armësh, shkruan Reuters.

Ukrainasit kanë arritur ta fusin nën kontroll Kupjanskun, stacionin hekurudhor – ku me këtë veprim ua kanë vështirësuar qarkullimin rusëve në jug.

“Mendoj se ky dimër është pika e kthesës që mund të sjellë çlirimin e Ukrainës. Po shohim se si okupatorët po ikin në drejtime të ndryshme. Po të ishim paksa më të armatosur, do të çliroheshim më shpejtë”, shtoi Zelensky.

Related Articles

Back to top button
Close
Close