
Në senacën konstituive të këshillit të komunës së Tetovës, këshilltarët me 16 vota pro kanë rizgjedhur Besar Durmishin kryetarë të këshillit komunal të Tetovës, shkruan Top24.
Me 16 vota pro, asnje kundër dhe 14 të përmbajtur Besar Durmishi do të jetë kryetari i ri i këshillit të komunës së Tetovës. Kujtojmë se Lëvizja Besa në zgjedhjet e 20 gushtit mori 12 mandate dhe në qeverisjen e mbetur shumicën e këshillit do ta drejtojë me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.Top24



