
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Kovaçevski kanë pritur në takin presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová.
Grubi ka njoftuar se me Čaputován kanë biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përvojat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, aleancën në NATO dhe sfidat energjetike e të sigurisë.
Grubi mes tjerash ka shkruar se me Čaputován kanë diskutuar edhe për krizën ekonomike dhe energjetike dhe masat e ndërmara për tejkalimin e tyre.



