
Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në 25 vjetorin e vdekjses në shenjëtores Nëna Terezë nën organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet komuniteteve në vigjilje të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj është organizuar një ekspozitë për të shënuar këtë përvjetor, shkruan Top24
Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj njerëzve më të braktisur të botës, pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore. Vepra e saj për kohën tonë është një trashëgimi, që duhet ta ndajmë me gjeneratat e ardhëshme!” tha zëvendëskryeministri, Artan Grubi përcjellë Top24.



