
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se po përgatisin padi ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, rreth deklarimeve për mësimdhënësit.
“Një letër që doli në internet nga një sekretar, disi ia falëm duke menduar se e bëri me emocione dhe mos po arrin ta ketë lakminë e Qeverisë. Por kur ministri Muratin të cilin e kemi lutur për muaj të tërë për dialog tha se ai paska guxim ta ngulfat zërin sindikalist dhe t’ua mohoj të drejtën legjitime, ai si duket nga krenaria nuk e ka lexuar ligjin e grevave në Kosovë i cili mbron dhe garanton dhe askush s’ka të drejtë, jo meditje e paga, por asnjë cent t’ua ndal grevistëve”.
Në konferencën e jashtëzakonshme të BSPK-së, ai tutje tha se Murati në vend që të japë shembull të mirë që tensionet të ulen, ai ka nxitur situatën e cila ka krijuar shqetësime dhe irritime.
“Ne do ta kemi reagimin me kohë. Ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe do të insistoj me kolegët e mi që të përgatitet lënda dhe adresa tashmë dihet. Lënda do të drejtohet ndaj Muratit i cili publikisht në vend që të jetë zë i qeverisë, në emër të uljes së tensioneve, ai kërcënon me qëllim që ta frikësojë dikë dhe ta ngulfat vullnetin dhe zërin e grevistëve që janë dhe do të jenë në grevë derisa nuk zgjidhen kërkesat”, tha Jasharaj.



