LajmeMaqedoniTopLajm

Trajçe Pelivanov do ta zavendësoj Ruskovsën përkohësisht

Pas një viti e gjysmë të kaluara në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, prokurori Trajçe Pelivanov do të udhëheqë me këtë institucion. Këshilli i Prokuroriëve Publik e ka shqyrtuar propozimin e prokurorit republikan Lubomir Joveski, dhe e zgjodhën që të vazhdojë obligimet që i kishte lënë prokurorja Villma Ruskovska. Zgjedhja e tij vjen pasi të premten u konfirmua suspendimi i Ruskovskës.

“Trajçe Pelivanov a është i pranueshëm”?, propozoi Ljubomir Joveski, ndërsa anëtarët e këshillit, Kole Shterjev dhe Fidanka Rajevska thanë: “Edhe unë e mendoja atë”.

Vendimi për vendosjen e Pelivanov u votua njëzëri nga ata që ishin prezent në seancë. Ai do të mbajë këtë funksion deri në përfundim ët suspendimit apo përzgjedhjen e një prokurori të ri, duke patur parasysh se mandati i saj përfundon në nëntor.

Zëvendës i Ruskovskës patjetër duhet të caktohet. Dilema e vetme që ishte nga anëtarët, është terminet që duhet të përdoren gjatë caktimit të zëvendësit, në rastin konkret Pelivanovin, sepse ligji për prokurorë publik nuk parasheh situatë ku shefi dhe zv.i tij, që të vendoset ushtrues detyre.

Ndryshe Pelivanov gjithashtu ishte pjesë e ekipit të Katica Janevës në Prokurorinë Speciale Publike, nga viti 2015 deri në vitin 2019. Karierën e prokurorisë e ka filluar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup në vitin 2009, ku ka qenë deri në vitin 2015. Ka 11 vite përvojë pune. Në këtë prokurori ishte zgjedhur në prill të vitit të kaluar me 25 pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close