LajmeRajon

E konfirmon Haradinaj: Po, do të shkoj në takimin e thirrur nga Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të shkojë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti i thirrur për nesër për të biseduar për daigloun me Serbinë.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se për AAK-në çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake.

Postimi i Haradinajt:

I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit.

Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel.

Related Articles

Back to top button
Close
Close