LajmeRajon

Çitaku: Duhet të shfrytzojmë kohën sa Joe Biden është president në SHBA dhe jo të krijojmë kriza artificiale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një postim në rrjetin social, Facebook, ka analizuar se si aleatët tanë perëndimorë e shohin Kosovën dhe Serbinë dy dekada pas çlirimit të Kosovës, ajo gjithashtu bëri thirrje që punët e mëdha të kryhen sa Joe Biden është në presidencë në SHBA, shkruan Gazeta Metro.

Ajo shkroi se situata ka ndryshuar shumë këto 20 vite dhe rrjedhimisht kësaj ka ndryshuar edhe percepcioni i perëndimorëve për Kosovën dhe Serbinë.

Nënkryetarja e PDK’së shkroi gjithashtu se aletatët tanë gjithashtu edhe Serbinë e konsiderojnë partner të cilën çdo ditë e më shumë duan ta shtyjnë kah perëndimi.

Postimi i plotë:

Gjërat duhet parë ashtu siç janë, e jo ashtu siç ne do të donim të ishin.

Aleatët tanë, kur e shohin Kosovën, nuk e shohin një popull të viktimizuar të cilin duhet shpëtuar. Kur e shohin Kosovën, ata shohin një shtet të pavarur dhe sovran, në të cilin kanë investuar gjatë. E shohin një prej demokracive më vibrante në rajon, dhe presin nga ne të sillemi përgjegjëshëm.

Bota ka ndryshuar shumë nga viti 1999 dhe nuk ka asnjë apetit për tu marrë me menaxhim krizash në rajonin tonë.

E ne si Kosovë e kemi një mundësi të artë me Biden në Shtëpi të Bardhë, meqë Presidenti Amerikan ka një kujtesë dhe angazhim personal në rajonin tonë. Mirëpo, kjo mundësi duhet shfrytëzuar konstruktivisht, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa, e jo duke shkaktuar probleme artificiale./gazetametro.net

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close