BotaLajmeTopLajm

Zbulohet spiunia ruse në bazën e NATO-s në Itali! Si arriti të depërtonte? (FOTO)

Mediat e konsiderojnë skandal një gjë të tillë. Një spiune rus ka mundur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së.

Lajmin e ka dhënë “La Repubblica”, e cila ka zbuluar dhe identitetin e spiunes së infiltruar.

30-vjeçarja Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e njohur në rrethin e saj shoqëror si Olga Kolobova, është një e re, e lindur në Peru, me baba gjerman dhe më shumë se prej 10 vitesh ishte pjesë e rretheve shoqërore të të kryeqytetit të Campania për të depërtuar në majën e Aleancës Atlantike.

30-vjeçarja flet gjashtë gjuhë dhe filloi punë në një kompani për prodhimin e bizhuterive, më pas hyri në rrethet shoqërore të Napolit dhe më në fund arriti të depërtonte në stafin e NATO-s, në bazën dhe Flotën e VI të SHBA-së, pra në stafin operacional të fuqisë ushtarake perëndimore në Evropë.

Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlanitke, shkruan Republicca.

Ende nuk jepen detaje rreth veprimtarisë agjenturore të saj. Por një fakt i tillë ka alarmuar strukturat e NATO-s.

Related Articles

Back to top button
Close
Close