
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në edicionin veror të emisionit veror të Click Plus në TV21 deklaroi se donacionet me pajisje ushtarake që Maqedonia e Veriut i ka bërë Ukrainës, nuk dobësojnë dhe nuk kërcënojnë Armatën tonë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, me anëtarësimin e saj në NATO, është pjesë e sistemit global, do të thosha në sistemin kolektiv të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe kjo do të thotë se ne nuk jemi vetëm. Gjithçka që ne kemi si informacion, si shqetësim ose ndoshta që nuk e kemi si shqetësim për situatën tonë të sigurisë në nivel kombëtar, megjithatë dhe më gjerësisht, absolutisht ndahet dhe komentohet brenda aleancës së NATO-s dhe unë personalisht nuk shoh një arsye të vërtetë për rrezikimin e sigurisë sonë”, tha Petrovska.



