
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar seLëvizja BESA edhe përkundër faktit që ka qenë favorit apsolut për fitore në Tetovë, para fillimit të procesit zgjedhor shtriu dorën e bashkëpunimit opozitar duke ofruar bashkqeverisje në Tetovë me ASH-në dhe duke paralajmeruar publikisht koalicionimin për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të opozitës shqiptare, gjë që nuk u pranua nga ASH, shkruan Top24
Ndryshe në press konferencën e sotme të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mohoi në gjë të tillë dhe se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që po thuhet nga eksponent të Lëvizjes Besa dhe se nuk do që të komentoj, u shpreh Sela.
“Ajo që ndoshta për herë të parë e bëj publike sot është se Lëvizja BESA edhe përkundër faktit që ka qenë favorit apsolut për fitore në Tetovë, para fillimit të procesit zgjedhor shtriu dorën e bashkëpunimit opozitar duke ofruar bashkqeverisje në Tetovë me ASH-në dhe duke paralajmeruar publikisht koalicionimin për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të opozitës shqiptare, gjë që nuk u pranua nga ASH.” shkruan Arjanit Hoxha përcjellë Top24.



