LajmeRajon

CNN jehonë turizmit shqiptar

Turizmit shqiptar i bëhet jehonë edhe në median më të madhe amerikane, CNN. Shqipëria një sekret që ruhet nga turistët e zgjuar, por që nuk ka gjasa të qëndrojë për shumë kohë si i tillë. Kështu e nis media amerikane përshkrimin e saj për Shqipërinë në një artikull të gjatë ku flitet për vendet më të bukura turistike europiane të cilat i rekomandohen amerikanëve.

“Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar. Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu”, shkruhet në artikullin e CNN teksa i referohet një agjenti udhëtimesh kroat.

CNN ndalet në Ksamil si një ndër plazhet i cili duhet eksploruar, por patjetër edhe në Himarë e Dhërmi ku veçohet ushqimi i mirë i prodhimeve të detit me çmime të lira. Gjithçka mund të shijohet duke vështruar hapësirën vezulluese të Jonit, e mbyll artikullin media prestigjioze amerikane CNN.

Edhe Kryeministri Edi Rama është ndalur tek artikulli i CNN që fton ndjekësit e saj të vizitojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të tjera të Europës, ku thotë se koha kur Shqipëria verore dilte tek tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra, i përket të kaluarës, pasi tashmë vendi ka hyrë në një fazë të re.

“Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dalë”, e mbyll postimin e tij Kryeministri Edi Rama.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close