LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa shpalos premtimin e katërt me rradhë; Parkingjet me kate

Merhal Ismaili nga Alternativa përmes një videopostimi në fb shpalosi premtimin e 4 për Tetovën, parkingjet me kate.

“Të nderuar qytetarë çdo sezonë kur vijnë mërgimtarët tanë, dhe kur fillon viti akademik në Tetovë vërehet hapur një katrahurë urbanistike. Qyteti shndërrohet në një hapsirë të ngarkuar, që nuk i ngjan më një qyteti modern Evropian. Mungesa e hapsirave për parkingje është e dukshme, prandaj me sektorin e urbanizmit të Alternativës në Tetovë, kemi shqyrtuar disa lokacione të mundshme të cilat do të insistojmë të shndërrohen në parkingje me kate. Praktika e parkingjeve të këtilla në qytetet tjera është duke zbutur kaosin urbanistik. Ne kujdesemi për qytetarët sepse Tetova ka Alternativë!” Përcjell TOP24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close