LajmeMaqedoniTopLajm

Në ISHP kontrollohet nëse pacienti nga Kërçova ka linë e majmunëve

 Deri te Instituti për Shëndet Publik (ISHP) gjatë ditës duhet të arrijë mostra për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunëve.

Pacienti është nga Kërçova, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim, theksoi kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.

“Pacienti është locuar. Është kontaktuar nga epidemiologu kompetent në Manastir dhe anketa fillestare epidemiologjike ka përfunduar. Kemi teste në dispozicion dhe në ISHP duhet të kemi përgjigje nëse bëhet fjalë për linë e majmunëve”, deklaroi për Sitel, Petliçkovski.

Pacienti nga Kërçova para disa ditësh ka pasur puçrra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve.

Kryetari i KSI-së shtoi se janë bërë madje analizat fillestare laboratorike, ndërsa Komisioni pasdite do të mbajë mbledhje mbi gjendjen me linë e majmunëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close