
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se këtë vit kremtimi i përvejtorit të nënshkrimit të marëveshjes së Ohrit do të jetë krejtësisht ndryshe dhe se shënimi i Marrëveshjes së Ohrit po evoluon me kohën, shkruan Top24.
“Nga ky vit po nisim traditë të re, shkollë për rininë mbi vlerat e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe festival të përvjetshëm të paqës.
Peace Festival vjen sivjet për herë të parë në Shkup për të gjithë qytetarët me synimin për të shëndëruar në një festival të madh për ta festuar barazinë, paqën, integrimin.
Peace festival vjen me 13 gusht në Shkup dhe ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë.” shkruan Grubi përcjellë Top24.
#PFD22 #PeaceFestival



