Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, ka festuar sot 40-vjetorin e lindjes. Mes luleve, tortës dhe urimeve të shumta, artistja ka zgjedhur ta presë këtë ditë të veçantë me shumë humor.
Pavarësisht shakasë për moshën, këngëtarja ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë mirënjohjeje për njerëzit që ka pranë dhe për të gjithë ata që e mbështesin.
“I jam mirënjohëse Zotit, familjes, miqve, e ju që më doni dhe pa më taku asnjëherë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ndihet me fat dhe duke uruar që njerëzit e saj t’i ketë pranë “sot e mot”.
Eli Malaj ka lindur më 9 shtator 1986 në Shkodër dhe prej vitesh është një nga emrat më të njohur të muzikës live dhe festive shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo u zhvendos në Tiranë, ku nisi të ndërtonte më seriozisht karrierën e saj muzikore.
Një detaj pikant është se vetëm një vit më parë, Eli publikoi edhe projektin muzikor “Ditëlindja”, në bashkëpunim me Bes Kallakun.
Këtë herë, duket se kënga e ditëlindjes mund t’i kushtohet vetë asaj. Me një ndryshim të vogël: numri 40, të cilin Eli po përpiqet ta mbajë “sekret”.



