
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shpërndarë fotografi bashkë me deputetin, njëherë edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti nga nderimet e bëra në Krushevë, me rastin e Ilindenit, ditës së Republikës. Grubi shkruan se së bashku duhet të vazhdojmë betejën për ardhmërinë evropiane.
“119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin”, ka shkruar mes tjerash Grubi.



