
Pas situatës së krijuar në veri të vendit, një reagim ka ardhur edhe nga Richard Grenell.
Ish i dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell kërkoi që të kthehet Hashim Thaçi, madje menjëherë
“Kthejeni Hashim Thaçin menjëherë”, tha ai.
Grenell nuk e ka lëshuar rastin ta sulmojë në personale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit përmes konfliktit po përpiqet t’i përmirësojë numrat e sondazheve.
Ish-emisari Grenell njihet se ka mospajtime personale e politike me kryeministrin e Kosovës, por asnjëherë deri në pikën që ta sulmojë për reciprocitetin me Serbinë, duke marrë parasysh se reciprociteti është e drejtë e çdo shteti.
“Albin Kurti po përpiqet të përmirësojë numrat e tij të tmerrshëm të sondazheve përmes konfliktit”,shtoi ai.



