
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrsitjan Mickovski ka qëndruar sot në Tetovë ku ka promovuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 20 Gusht. Në prezantimin e listës së kryesuar nga Angel Karapetrov, kreu u VMRI-DPMNE, Hristjan Mickovski tha se në këto zgjedhje pres që në mënyrë apsolute VMRO-DPMNE të fitoj më shumë këshilltarë nga ajo që kishte deri më tani, shkruan Top24.
“Sot e filluam kampanjën për këto zgjedhje të parakohshme për këshilltarë në komunën e Tetovës. Presim qënë këtë kampanjë qytetarët ta thonë zëshëm JO politikave të qeverisë LSDM-BDI.
Pres që lista e udhëhequr nga Angel Karapetro, lista e VMRO-DPMNE-së që në mënyrë apsolute të fitoj më shumë këshilltarë se nga ai numër që ishte deri tani.” tha Hristjan Mickovski gjatë fillimit të kampanjës në Tetovë, shkruan Top24.



