
Kryetari i PD-së Sali Berisha ndalohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PD-së në bashkëbisedim me gazetarët.
“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndaj meje jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se ju keni lidhje të qarta me grupet kriminale… “, tha Berisha duke pyetur se “Përse ata vijnë në një kohë kur bandat kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh?”.



