LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-ja: Për interesa partiake, familjare e klanore, BDI shkatërron arsimin në gjuhën shqipe

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar lidhur me skandalin që është publikuar nga emisioni STOP në Shqipëri, ku shihet drejtori i cili është familjarë i kryetarit të Çairit, Visar Ganiut i cili në pamjet e emisionit STOP shihet duke u futur natën në shkollë për të marur disa materiale të cilat ende nuk dihet se çfarë materiale ishin në të vërtetë shkruan Top24.
“Mbrëmë i gjithë opinioni vendor dhe rajonal, përmes emisionit “STOP” në Shqipëri e pa se si për interesa partiake, familjare e klanore, BDI shkatërron arsimin në gjuhën shqipe dhe gjithë sistemin. Në Shkollën Fillore “26 Korriku” në Shuto Orizare, në mënyrë antiligjore, Ministri për Arsim Jeton Shaqiri emërton për drejtor në mandatin e dytë, Driton Ganiun, vëllain e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, edhe pse i njëjti nuk posedon certifikatën e nevojshme për drejtor. Më pas, i njëjti keqpërdor mbështetjen partiake për të bërë edhe shumë shkelje dhe parregullsi të tjera. Në këtë rast duam të theksojmë disa vepra penale që janë kryer nga vetë drejtori dhe ministri për arsim dhe shkencë.” tha Naim Bajrami nga ASH përcjellë Top24.
Bajrami më tej th se “Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Inspektoriatin për Arsim, Policinë financiare, Revizionin Shtetëror dhe Prokurorinë Publike që urgjentisht të inspektojnë të gjitha zhvillimet në këtë rast dhe që personat e involvuar të mbajnë përgjegjësi penale për çdo shkelje. Pas këtij skandali, Ministri Jeton Shaqiri nuk guxon më të qëndrojë asnjë ditë më shumë në krye të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, por të përgjigjet para organeve të drejtësisë për keqpërdorimin e detyrës dhe veprat e konsumuara penale. Kërkojmë që nga shkolla të largohet drejtori klandestin dhe në vend të tij të rikthehet drejtoresha e emëruar nga Komuna e Shuto Orizares.”/ Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close