
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë z. László István Dux, shkruan Top24.
“Bashkëbiseduam për sfidën e eurointegrimit të vendit që ka përkrahjen e plotë të Hungarisë, momentumin e ri politik që implikoi propozimi europian dhe rëndësinë e madhe që ka fillimi i procesit të negociatave të vendit tonë me BE-në për stabilitetin dhe sigurinë e rajoni” tha Grubi përcjellë Top24.



