Shqipëria i dërgon një sinjal paralajmërimi presidentit rus Vladimir Putin. Kështu e komenton media britanike Expess, njoftimin për planin e hapjes së një bazë të re të NATO në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano.
Media shkruan se propozimi do të jetë në fokus të takimit mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.
Shqipëria, anëtar i NATO që prej 2009-tës, nisi punën për të kthyer një ish-bazë sovjetike në bazë të NATO, duke çimentuar lidhjet mes Tiranës e Brukselit.
‘Kryeministri Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën, për të diskutuar mbi projektin pasi lajmi u bë publik në 1 korrik”, shkruan Express.
Media sqaron se porti do të pozicionohet në Durrës, 40 minuta larg kryeqytetit dhe do të përfshijë një pjesë komerciale dhe një bazë ushtarake detare. Financimet do të mundësohen si nga Shqipëria ashtu edhe NATO.



