KurioziteteLajme

Peizazhi dimërore  në malin Vitsi në Follorinë

Reshjet e dendura të dëborës nuk kanë pushtuar vetëm Shqipërinë, por edhe vendet fqinje. Ditët e fundit Greqia është veshur me të bardha, me shumë rrugë të bllokuara nga ngricat.

Pavarësisht problemeve nga dëbora dhe temperaturat e ulëta, një video e postuar në Instagram ka fituar zemrat e të gjithëve me pamjen magjike që dhuron.

Bëhet fjalë për një video, të regjistruar brenda një makine, që udhëton mes maleve te Follorinës  me rrugën e mbuluar nga dëbora, duke krijuar kështu pamje spektakolare.

Klipi është regjistruar nga fotografi, Stefanos Antimantos , dhe u bë viral menjëherë, duke mbledhur qindra mijëra shikime në platforma të ndryshme.

Postimi i fotografit është bërë një javë më parë dhe shoqërohet me mbishkrimin “Magjia e dimrit në Greqi. Peizazhi dimërore  në malin Vitsi në Follorinë  që lë pa frymë ”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close