LajmeMaqedoniTopLajm

8 shtatori sjell fundjavë të zgjatur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë një fundjavë të zgjatur javën e ardhshme. E hëna, 8 shtator 2025, është ditë jo pune për të gjithë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, përcjell PressOnline.al.

Ky festim sjell edhe një fundjavë të gjatë, duke u bërë një mundësi ideale për pushim dhe plane familjare.

Ditët e tjera jo pune deri në fund të vitit 2025 janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së:

  • 8 shtator (e hënë) – Dita e Pavarësisë

  • 11 tetor (e shtunë) – Dita e Kryengritjes Popullore

  • 23 tetor (e enjte) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

  • 8 dhjetor (e hënë) – Shën Klimenti i Ohrit

Për qytetarët me besim katolik:

  • 1 nëntor (e premte) – Festa e të Gjithë Shenjtorëve

  • 25 dhjetor (e enjte) – Krishtlindja (dita e parë)

Për qytetarët e komunitetit shqiptar:

  • 22 nëntor (e shtunë) – Dita e Alfabetit Shqiptar

Për qytetarët e komunitetit hebre:

  • 2 tetor (e enjte) – Jom Kipur (dita e parë)

Për qytetarët e komunitetit boshnjak:

  • 28 shtator (e diel) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët e komunitetit turk:

  • 21 dhjetor (e diel) – Dita e Mësimit në gjuhën turke

Related Articles

Back to top button
Close
Close