LajmeSport

Dumfries kërkon super-pagë, komplikohet rinovimi me Interin

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit.

Kontrata e holandezit me zikaltrit përfundon në verën e 2025-ës dhe Interi i ofroi një zgjatje të bashkëpunimit deri në 2027-ën, me pagën që rritej nga 2.3 milionë euro në sezon, në 4 milionë euro në sezon.

Megjithatë kjo shifër u konsiderua shumë e ulët nga ana e menaxherëve të holandezit, që kërkuan 6 milionë euro pagë neto në sezon, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit.

Media italiane raportojnë se palët kanë ndërprerë bisedimet, me premtimin që në fillim të vitit të diskutojnë sërish mbi mundësinë e gjetjes së një rruge të mesme për të rinovuar.

Gjithsesi distanca duket e madhe dhe thuajse e parikuperueshme, ndaj gjasat janë që Interi të marrë në konsideratë shitjen e holandezit në verë, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero.

Related Articles

Back to top button
Close
Close