RajonTopLajm

“72 orë ultimatum, ose do djegim Tiranën”, Djali i ish-truprojës së Berishës kërcënon sërish nga arratia: Menduat se s’do çohemi bira komunistësh

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, nga arratia vazhdon të publikoi mesazhe të ndryshme. Mesazhi i fundit ishte i adresuar për kryeministrin Rama. Ai kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut, ku sipas tij po fshihen të gjithë krimet e ndodhura në vend. “Tre duhet të japin dorëheqjen. Ardi Veliu është kupola e shtetit. Kupola më mafioze është drejtori i policisë. Çfarë kujtoni ju bira komunistësh se i kaloni gjërat kështu. Edi Rama po të bëj thirrje drejtpërdrejtë je kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Ardi Veliu duhet të ikë nga kupola mafioze.

Ai është krahu i djathtë i Edi Ramës. Ai i mbulon skenat e krimit për Edi Ramën. Edi Ramës i është bërë qejfi që iku Sandër Lleshaj. Është arritje për të. Menduat se nuk do çohemi ndonjë ditë me fol për njerëzit që keni vrarë”, thotë reperi.

Më herët reperi deklaroi se Ardi Veliut i kanë mbetur vetëm 72 orë kohë për të dhënë dorhëheqjen, në të kundërt kryeqytetit do t’i vihet flaka në protestën e mbrëmjes.

 “Jam rebel i lindur. Përgjegjësi mban Ardi Veliu Lleshi ka ik për tenderimin e uniformave Ardi Veliu deri dielën ultimatum o do digjet Tirana 72 orë të dielën darkë do digjet Tirana do ikim dhe në Surrel po deshët kujdes Ardi Veliu.  72 orë ultimatum ose pyete Fatmir Xhafën. Të dielën 00:00 do digjen karburantet . S’jam as me PD as me LSI -n jam me drejtësinë po drejtësi nuk ka” shkruan ai.

Kujtojmë që i riu është shpallur në kërkim për protestën e së mërkurës dhe njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qet qetësisë publike” “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close