LajmeMaqedoniTopLajm

Gostivari bastioni nxehtë mes pozitës dhe opozitës

Komuna Gostivarit edhe këtë herë është një nga bastionet më të forta të Aleancës për Shqiptarët deri tani. Çfarë e bën më të rëndësishëm faktin e këtij bastioni ngase nga kjo komunë është dhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët dhe një herësh kreu aktual Arben Taravari.

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, ish ministër i shëndetsisë, Arben Taravari në zgjedhjet lokale të vitit 2017 u tërhoq nga posti i ministrit të Shëndetsisë për ti hyrë garës për të parin e komunës së Gostivarit dhe për ta sfiduar kryetarin që kishte udhëhequr këtë qytet për dy mandate Nevzat Bejtën nga BDI.

Garës për komunën e Gostivarit në zgjedhjet e vitit 2017 i ishin futur edhe kandidat nga subjektet tjera politike. Përskaj Nevzat Bejtës nga BDI-ja, Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, për komunën e Gostivarit kandidonin edhe Asaf Ademi nga Lëvizja Besa, Shpat Iseni nga RDK-ja, Sabajdin Izairi nga PDSH-ja dhe dy kandidatët nga blloku maqedonas, Lenka Jovanoska dhe Dafina Stojanoska.

Kjo ishte një garë tejet e ngushtë mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit, të cilët në rrethin e parë aritën të grumbullojnë, Nevzat Bejta nga BDI-ja siguroi 35.55% të votave ose 12.095 vota karshi Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët me 34.10% ose 11.600 vota. Diferenca mes Nevzat Bejtës nga BDI dhe Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët ishte shumë e ngushtë që në numra është 495 vota. Ky dallim në rrethin e dytë do të përmbysej në favor të koalicionit që u krijua pas rrethit të parë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa do të mundësonte ndryshimin e qeverisjes në Gostivarë, ku në rrethin e dytë Nevzat Bejta nga BDI ariti të grumbullonte 47.26% të votave ose 15, 955 vota përballë Arben Taravarit i cili së bashku me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa grumbulluan 50.12% të votave ose 16.920 vota. Dallimi prej 965 votave bëri që Nevzat Bejta të mos arij të marë mandatin e tretë si kryetar i Gostivarit e që më vonë të tërhiqej edhe nga politika për një kohë. Largimin nga politika e konfirmoi vet ish kryetari Nevzat Bejta para mediave.

Gara e zgjedhjeve lokale të Tetorit, kthen dhe përqëndron frontin jo vetëm mes Nevzat Bejtës, Arben Taravarit, por kësaj radhe dy ish rivalët do të kenë përballë edhe profesorin Fadil Zendelin nga Lëvizja Besa i cili fuqishëm është rikthyer në mënyrë aktive në Gostivarë.

Gara e Tetorit do të sjellë një moment të rij, si ai tentimit për rrikthim të Nevzat Bejtës për një mandat tretë, Arben Taravari një mandat të dytë, për të dëshmuar atë që në anketat e publikuara si komuna më transparente dhe për angazhimin e tij për Gostivarin sidhe profesorin Fadil Zendeli i cili është ish kryetarë i RDK-së, nënkryetar i kuvendit dhe deputet nga Lëvizja Besa i kësaj zone.

Zgjedhjet do të mbahen në Tetor dhe Gostivarasit do të mund të zgjedhin më të mirën për ta. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close