LajmeMaqedoniTopLajm

Zijadin Sela uron 7 Marsin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër, Zijadin Sela ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e mësuesit 7 Marsin.
Të dashur nxënës e mësues të shkollës shqipe kudo që jeni, sot po e festojmë ditën mbarëkombëtare të arsimit në gjuhën shqipe, ditë kjo që në botën shqiptare edhe zyrtarisht njihet si Dita e Mësuesit.
Ju uroj nga zemra për këtë ditë shenjtë të dijes, edukimit dhe qytetërimit. Nuk ishte e lehtë rruga e kësaj shkolle gjatë historisë për të arritur deri këtu, por brengos fakti se ky përparim i zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut po ngec edhe sot e kësaj dite, madje në disa rajone të këtij shteti shumë nxënës ende ëndërrojnë për shkollim në gjuhën amtare, ndërsa problemi me programet shkollore dhe tekstet mësimore për nxënësit shqiptarë janë pengesa kryesore për zhvillimin e mirëfilltë të kësaj shkolle, që me sukses i përballoi sfidat e historisë. Uroj që sa më shpejt të tejkalohen këto pengesa për t’i hapur rrugë zhvillimit normal të mësimit e edukimit të fëmijëve shqiptarë!
Gëzuar dhe urime për këtë ditë të bardhë, siç thoshte Naimi!
Ziadin Sela
07 Mars, 2021

Related Articles

Back to top button
Close
Close