LajmeMaqedoniTopLajm

Në Gostivar është ndërtuar, ndërtohet dhe do të ndërtohet, sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve të Gostivarit

Në propozim-buxhetin e ri qeveritar për vitin 2021, janë përfshi projekte me rëndësi jetike për banorët e komunës së Gostivarit.

Me propozim të grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, u propozuan amandamente për realizimin e projektit për rrjetin e kanalizimit në Lagjen Mllaki, Zonën e 7-të, fshatin Çajlë dhe Forinë.

E një rëndësie të veçantë është edhe projekti për ndërtimin e Pallatit të Kulturës në fshatin Çegran, një kërkesë e kahmotshme e banorëve dhe drejtuesve të SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani.

Janë këto ndër projektet e shumta të ndërmarra me iniciativë të BDI dhe pushtetit qendror që u realizuan në tre vitet e kaluara. Kujtojmë realizimin e projektit për ndërtimin e Sallës Sportive në Debresh, asfaltimin e aksit rrugor nga Turçani i madhe deri në Sërmnovë, asfaltimin e rrugës Simnicë – Cerovë, asfaltimi i rrugës Çajlë-Forinë, si dhe shumë projekte të tjera që u realizuan brenda kohës në territorin e komunës së Gostivarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close