LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha mer pjesë në aksionin Frymë për Ardhmërinë

Ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha sot mori pjesë në aksionin e mbështetur nga presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan në Ditën e pyllëzimit, “Fryma e së ardhmes”., në komunën e Zhelinës ku së bashku me kryetarin e komunës dhe përfaqësues të TIKA-s mbollën afro 250 fidane.
KY aksion po zhvillohet në disa shtete të rajonit në të njejtën kohë.
Ishte kënaqësia ime personale të jap kontribut në fushatën e sotme të pyllëzimit në komunën e Zhelinës. Pyllëzimin e kësaj pjese e organizuam sëbashku me Ambasadën e Republikës së Turqisë, Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) dhe Komunën e Zhelinës.
Në bregun e lumit Vardar, afër urës së vjetër të gurit që daton nga periudha osmane e ndërtuar në Zhelinë, sëbashku me Shkëlqesinë e Tij z. Hasan Mehmet Sekizcok dhe kryetarin e Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu mbollëm rreth 250 fidanë të dhuruara nga Ambasada e Republikës së Turqisë.
Në këtë mënyrë ne simbolikisht shënuam 11 Nëntorin – ditën e pyllëzimit në Republikën e Turqisë, e cila këtë vit festohet për herë të dytë, nën moton “Fryma e së Ardhmes”.
Ky aksion pyllëzimi, përveç në vendin tonë, do të festohet sot edhe në disa vende tjera të Ballkanit, Azisë dhe Afrikës.
https://www.facebook.com/watch/?v=419544692385468

Related Articles

Back to top button
Close
Close