
Kreu i Lëvizjes Besa ka uruar fillimin e viti shkollorë për gjithë nxënësit, duke ju uruar mbarësi e sukses. Kasami ka ndarë shqetsimin e tij si gjithë të tjerët rreth situatës së pandemisë ecila nuk ka mundësuar në nivel global zhvillimin e mësimit në kushte normale.
Postimi i plotë i Bilall Kasami.
Për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që sot fillojnë vitin e ri shkollor, ju uroj mbarësi dhe sukses. Për dallim nga vitet tjera, ky vit shkollor nis në kushte të një pandemie globale që ka reduktuar edhe aktivitetet e përditshme të njerëzve. Do të jetë vit sfidues për nxënësit, mësimdhënësit por edhe për prindërit, andaj urojmë që këto sfida të tejkalohen me lehtësi.
Respektimi i protokolleve shëndetësore siç janë ruajtja e distancës fizike, mbajtja e higjienës personale dhe mbajtja e maskës do të jenë më se të nevojshme. Qoftë ky vit i ri shkollor vit i suksesit dhe tejkalimit të sfidave në rrugëtimin e dijes.