
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në cilësinë e nikoqirit të takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon theksoi se fokusi i këtij takimi në Tetovë ishte ëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal në fusha prioritare, si përafrimi i qyteteve të rajonit me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, rritja e kapaciteteve për tërheqjen e fondeve dhe implementimin e projekteve ndërkufitare të financuara nga BE, si dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi i qëndrueshëm, shkruan Top24
Postimi i plotë i Bilall Kasamit:
Tetova, nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon!
Takimi mblodhi përfaqësues nga komunat anëtare të hapësirës shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, duke reflektuar rritjen dhe konsolidimin e Unionit, i cili sot përfaqëson një numër të konsiderueshëm qytetesh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, si dhe komunat arbëreshe në Itali.
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të UBSHR-së u zhvilluan diskutime frytdhënëse në kuadër të Forumit të përhershëm të shoqatës, ku u trajtuan prioritetet e punës përvitin 2026, si dhe Strategjia afat-mesme 2027–2028.
Në fokus të veçantë ishte rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal në fusha prioritare, si përafrimi i qyteteve të rajonit me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, rritja e kapaciteteve për tërheqjen e fondeve dhe implementimin e projekteve ndërkufitare të financuara nga BE, si dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi i qëndrueshëm!



