
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari nga sot edhe zyrrarisht është zgjedhur koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian, shkruan Top24
Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç u paralajmërua më herët, nga sot edhe zyrtarisht mbaj detyrën e koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Europian.
Falemnderoj Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe kryesinë qendrore për besimin e dhënë si dhe kolegët deputetë për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv.
Do të vazhdojmë punën me përgjegjësi dhe përkushtim për të përmbushur misionin e Frontit Europian.
Me respekt,
Rina Ajdari




