
Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtua që të themelonin një parti politike.
Ky grup e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.
“Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë”, thuhet në historikun e kësaj partie.
Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, LDK në krye Ibrahim Rugovën fitoi zgjedhjet bindshëm.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se angazhohet për demokraci, e cila do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumë partiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjes dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit”, thonë në këtë parti.
LDK-ja thotë se përshëndet dhe përkrahë proceset integruese në Evropën e sotme.
Aktualisht LDK për lider të saj ka Lumir Abdixhikun.
- Dr Ibrahim Rugova,
- Jusuf Buxhovi.
- Akademik Idriz Ajeti,
- Akademik Dervish Rozhaja,
- Fehmi Agani,
- Zenel Kelmendi,
- Ali Aliu,
- Ymer Jaka,
- Nekibe Kelmendi,
- Xhemail Mustafa,
- Arbër Xhaferi,
- Mehmet Kraja,
- Milazim Krasniqi,
- Abdyl Krasniqi,
- Sylejman Syla,
- Hysen Matoshi,
- Neshet Nushi,
- Hysen Zhekra,
- Agni Ilir Dika,
- Luljeta Buxhovi,
- Evliana Bajqinovci,
- Vesta Nura,
- Ajri Begu,
- Hasan Hajzeri,
- Fatmir Sejdiu,
- Fehmi Rexhepi
- Sejdullah Hoxha,
- Muharrem Ramabaja,
- Fetah Ademi,
- Suzana Hajzeri,
- Sylejman Aliu,
- Ilaz Bylykbashi,
- Ali Mehmetaj,
- Sali Sefaj,
- Ahmet Kelmendi,
- Florent Neka,
- Ismail Gashi,
- Ramadan Sejdiu,
- Ibrahim Berisha,
- Rami Hoxha,
- Jusuf Rexhepi,
- Bahrije Krasniqi,
- Shefqet Gashi,
- Mon Muliqi,
- Ejup Kolica,
- Milaim Kadriu,
- Sadi Bexheti,
- Luan Pula,
- Daut Blakaj,
- Ylber Hysa,
- Haxhi Mehmetaj,
- Rexh Mehmetaj,
- Nehat S. Hoxha,
- Demë Topalli,
- Hamdi Gërguri,
- Sali Zekaj,
- Qamil Batalli,
- Rexhep Hajdari,
- Shemsi Sh. Gërguri,
- Ejup Latifi,
- Bajrush Plakaj,
- Ali Krasniqi,
- Petrit Dushi,
- Abit Asllani,
- Lutfi Bilalli,
- Selman Mehaj,
- Isak Murati,
- Nehat Krasniqi,
- Ragip Veseli,
- Abdyl Ramaj,
- Xhafer Xhaferi,
- Binak Kelmendi,
- Islam Veliu,
- Halil Matoshi,
- Mentor Jakupi,
- Bejtush Isufi,
- Lutfi Dervishi,
- Salih Krasniqi,
- Skënder Kada,
- Isuf Hakaj,
- Faik Polloshka,
- Abdyl Kadolli,
- Gani Mehmetaj,
- Islam Ejupi,
- Agron Haxhosaj,
- Ndue Kurti,
- Mehmet Gashi,
- Skënder Zogaj,
- Ibrahim Kelmendi,
- Selajdin Krasniqi,
- Bujar Mirsini,
- Zenun Çelaj,
- Fikrije Mirsini,
- Behram Krasniqi,
- Abdullah Osmani,
- Xhafer Hyseni,
- Mehedin Rexhepi,
- Munish Hyseni,
- Abdyl Mustafa,
- Adem Hasanaj,
- Rrahman Bislimi,
- Milaim Kelmendi,
- Flamur Keqa,
- Fatos Aliu,
- Rizah Krasniqi,
- Rifat Krasniqi,
- Musa Tullari,
- Haqif Sh. Mulliqi,
- Ali N.Duli,
- Haki Mulliqi,
- Abdyl Zhaveli.
- Basri Gojani,
- Zaim Istrefi,
- Kadri Zhuta,
- Mizhait Pollozhani,
- Ramadan Muharrem Maloku,
- Rexhep Sahit Osmani,
- Rihan Ismaili,
- Ramiz Fazliu,
- Hazir Reka



