
Shkëmbimet e mëdha të zjarrit midis palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë, me të paktën 30 persona të vrarë në Gaza dhe Izrael.
Zyrtarët shëndetësorë bëjnë të ditur se janë vrarë 28 palestinezë dhe 2 izraelitë.
Grupi i Hamasit, i cili kontrollon Gazan, tha se po vepronte për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pa të hënën përplasje midis policisë izraelite dhe palestinezëve që u larguan qindra të plagosur.
Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jeruzalem.
Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netantahu deklaroi se do të pvrgjigjen si asnjëherë më parë ndaj palestinezëve.



