Maqedoni

30 ditë paraburgim për 67 vjeçarin që mbyti gruan me sëpatë

Gjykatësi nga procedura paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar, pasditën e sotme i ka caktuar masë arresti 30 ditore 67 vjeçarit B.I. nga Gostivari.

I moshuari është i dyshuar për vrasjen e 60 vjeçares Xh.I., në shtëpinë familjare në lagjen “Banjeshnica” duke përdorur sëpatë dhe thikë. Gostivarasi do të dërgohet në burgun e Shkupit, njofton Gostivari Sot

Rasti tragjik i cili e tronditi Gostivarin, ndodhi mëngjesin e së enjtes. Në polici u denoncua nga ana e djalit të viktimës, i cili e kishte gjetur trupin e pajetë të nënës në dhomën e gjumit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close