LajmeMaqedoniTopLajm

27 PRILLI: MICKOSKI, VMRO-DPMNE NUK I ORGANIZOI PROTESTAT

“HULUMTONI SE KUSH HUMBI E KUSH FITOI PAS 27 PRILLIT”


Mora pjesë dhe i mbështeta protestat, por ato nuk ishin të organizuara nga ana e VMRO-DPMNE-së. Kështu deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në seancën e sotme për organizatorët e 27 prillit, gjegjësisht protestës e cila përfundoi me dhunë në Kuvend.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Pjesë e atyre protestave ku kam qenë edhe unë, përse, sepse protestonim kundër politikave të gabuara, që atëherë ishin aktuale në shtet… Pjesë e atij populli që u vetëorganizua isha edhe unë normalisht kur më lejonte koha dhe kur mundesha t’i jap mbështetje asaj proteste….”

I pyetur se si e komenton deklaratën e kryeministrit Zaev se organizator i protestës ishte Nikolla Gruevski, Mickoski përsëriti se as përfaqësuesit e Komitetit ekzekutiv e as ndonjë anëtarë i VMRO-DPMNE-së nuk ka qenë pjesë e organizimit të asaj proteste, ai madje inkurajoi gazetarët që të shohin se kush ka përfituar e kush ka humbur pas 27 prillit, duke theksuar se organizimi i tillë ishte një proces i montuar politik në dëm të VMRO-DPMNE-së.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Shihet qartë se bëhet fjalë për process të montuar politik…. proces politik nga I cili dikush fitoi e dikush humbi. Unë vlerësoj se pas 27 prillit në mënyrë serioze humbi VMRO-DPMNE dhe menjëherë pas këtyre ngjarjeve, formoi qeveri LSDM-ja dhe Zoran Zaevi, ndoshta përgjgija e kësaj pyetje, do t’u shërbejë që të hulumtoni se kush e mendoi të gjithë atë, kush e zbatoi dhe për çfarë ndodhi. Në asnjë mënyrë dikush që ka humbur në atë process nuk mund të jetë as frymëzues, as skenarist, as ta zbatojë. Unë më shumë do të ndalesha te ajo se kush ka përfituar.“

Në cilësinë e dëshmitarit në këtë gjykim, ishte edhe kryeministri aktual Zoran Zaev. Në seancën e mbajtur më 27 nëntor, Zaev  theksoi se të akuzuarit Mile Janakievski, Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanovski nuk ishin ideatorët dhe organizatorët e dhunës ndaj Kuvendit më 27 prill të vitit 2017, por ishin të manipuluar nga organizatori kryesorë Nikolla Gruevski. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close