
Në një intervistë për MIA-n, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procesi për emërimin e ish anëtarit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryetar i Komitetit të qytetit të kësaj partie, Bojan Hristovski për kryetar të ANB-së ka qenë i qartë. Dhe se “opozita e papërgjegjshme” krijoi skandale. Ai nuk mund ta kuptojë pse u kërkua hije në këtë proces, i cili edhe pas vendimit të DPKK-së rezultoi transparent.
“Deri më sot, nuk mund ta kuptoj pse ne po përpiqemi t’i vëmë hije një procesi të qartë. Diploma e tij u kontestua dhe përveç Toefel-it u dëshmua se nuk u kontestua as njëri dhe as tjetri dhe tani po e reduktojmë sërish temën që lidhet me një institucion që është pjesë e sigurisë së shtetit në politikë ditore. Dhe ky nuk është interes publik. Unë e kuptoj se çfarë është interesi publik, por nuk është interes publik. Epo pyetja u bë, pyetja u mbyll dhe tani në kërkim të një sensacioni me fuqinë për të krijuar skandale, këtë lloj debati publik e bëjnë individët, jo të gjithë. Këtu po mendoj mbi të gjitha për sjelljen e papërgjegjshme të opozitës. Nëse mendojnë kështu, ne nuk kemi pse të frikësohemi, jemi të gatshëm për debat publik”, tha Mickoski.



