BotaLajme

22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

Njëzet e dy qeveri, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Francën, Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane, po kërkojnë që Irani t’i japë fund “sulmeve” të tij kundër njerëzve në “tokën e tyre” në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Departamenti i Shtetit.

“Republika Islamike e Iranit duhet t’i japë fund këtyre veprimeve menjëherë”, thuhet në deklaratë.

Ata flasin gjithashtu për “një fushatë sulmesh në Evropë kundër komuniteteve hebraike, gazetarëve iranianë dhe interesave amerikane, për të cilat përgjegjësinë e mori organizata Harakat Asab al-Yamin al-Islamiya, e mbështetur nga përfaqësues iranianë”.

Kjo organizatë mori përgjegjësinë për zjarrvënien dhe një sulm me thikë në Londër kundër dy hebrenjve, si dhe veprime të tjera në Evropë, pasi lufta shpërtheu me sulmin SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close