
Në seancën e parë që do ta caktojë kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi para formimit të Qeverisë, do të gjenden ndryshime në ligje që do të mundësojnë formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. si dhe të shmangen e zgjedhjet e parakohshme lokale në disa bashki, sepse emrat e disa kryetarëve të komunave tashmë përmenden si pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv, shkruan Top24
Kështu th kryetari i kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), e cila do të transmetohet të dielën, më 2 qershor.
Tani jemi përballë sfidës që të kemi drejtues komunalë që do të zgjidhen pas pesë-gjashtë muajsh dhe pastaj pas shtatë-tetë muajsh do të ketë sërish zgjedhje. Mendoj se është e gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush të zgjidhet për një mandat katërvjeçar, dhe dikush të zgjidhet me të njëjtat vota në zgjedhje me mandat tetë muajsh. Mendojmë se është jokushtetuese dhe duhet të korrigjohet me një ligj që do ta bëjë të mundur”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Për miratimin e këtyre ndryshimeve kërkohet një shumicë prej dy të tretat.
Për kryetarët e Gostivarit Arben Taravari dhe Aerodromit Timço Mutsunski po përflitet se do të kalojnë në ekzekutiv, ndërsa mandatin deputet tashmë e ka marrë edhe Blerim Bejeti i cili është kryetar i komunës së Sarajit.



