Ziadin Sela: Vasaliteti nuk është vlerë europiane. Bekim Sali sot lexoi fjalimin e tij fillimisht në maqedonisht, pastaj në shqip dhe mori pergjigjen! (VIDEO)

Uroj që të ketë përfaqësues të korit diplomatik, mirë do ishte që të jetë edhe Ambasadori, por sido që të jetë ndoshta është edhe sinjal që BE-ja nuk pret shumë dhe ne duhet të marrim vendime të rëndësishme. Është mirë që të ishte edhe, nuk e dij zëvendës kryeministri pse u largua sepse doja ti them që edhe poezi me thënë këtu dy herë bëhet e mërzitshme. Gjuha Shqipe është zyrtare, asgjë të keqe s’ka fjalimin ta thotë në gjuhë shqipe këtu në Parlament. Ashtu siç flasim për shqetësimet e gjuhës maqedone, a do të jetë zyrtare apo jo në kuadër të Bashkmit Europian, po njësoj ky debat duhet bërë edhe këtu, është zyrtare! Prandaj ja një sugjerim po jap, atij dhe gjithë ministrave të Qeverisë, që Gjuha Shqipe është tërësisht zyrtare, mund ta thonë fjalimim vetëm në Gjuhën Shqipe. Sepse me të vërtetë që është në kundërshtim me atë që e thotë në fillim të hapjes së këtij komisioni Antonio, ku thotë që për efekt kohe mos lajmërohen shumë deputetë për fjalim, nga nji përfaqësues, nga ana tjetër për efekt kohe zotëria në fjalë na mori kohën e dy deputetëve që duhet të flasin, vetëm për të dëshmuar, nuk e dij çfarë don të dëshmojë me këtë gjë, por mirë do ishte që ta dëgjoje këtë gjë.

 Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare