Valon Bela: Dilema amerikane e demokratëve!

Shkruan Valon Bela:

Dilema amerikane e demokratëve.
Pas fitores së madhe ndaj kandidatëve MAGA të Trump, për dhomën e përfaqësuesve dhe në Senat, sfida e madhe vjen tani që duhet të zgjedhin dy njerëz për dy pozita kyçe në këtë proçes. Bëhet fjalë për zgjedhjen ose jo të Hakeem Jeffries si i pari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Chuck Schumer si udhëheqës i mazhorancës në Senat.
Përse kjo paraqetet si problem? Sepse nëse fitorja e madhe e blu-ve kishte ardhur pikërisht nga kundërshtimi ndaj ndikimit dhe dihmave izraelite, Jeffries dhe Schumer janë të parët që kanë marrë finansa të majme nga Komiteti amerikano-hebraik i njohur si AIPAC. Më konkretisht Jeffries kishe marrë 5.24.449$ ndërkaq Schumer kishte martë 6.455.056$.
Pse përbën problem esencial për demokratët e rinj që fituan vende në Senat dhe dhomën e përfaqësuesve? Sepse bie ndesh me fushatën dhe kauzën e tyre. Sidomos kur dihet botërisht se AIPAC kishte shpenzuar qindra milionë euro kundër tyre e që tani emërimi i Jeffries dhe Shummer nënkupton se beteja e tyre qenka bërë kot. Por AIPAC kishte shpenzuar në dy krahët, pra në republikanët dhe demokratët (si puna e Jeffries dhe Schumer) që të ketë siguri pavarisht kush fiton nga cilidoqoftë kamp zgjedhor.
Por a është kjo strategji e AIPAC (Komitetit amerikano-hebraik) një strategji e re? Aspak! Kjo daton qysh nga periudha 1930. Në atë kohë, për habi të botës, kishte dy rryma që shtyheshin përpara nga hebrenjtë. Një rrymë përkrahte Hitlerin deri në ardhjen e tij në pushtet dhe tjetra rrymë që kërkonte bojkotin jo vetëm të Hitlerit por edhe të produlteve gjermane. Rryma që përkrahte Hitlerin përfundoi me Marrëveshjen Haavara që lehtësonte emigrimin e hebrenjve nga Gjermani, e që u kundërshtua ashpër nga organizatat që bojkotonin gjithëçka nga Gjermania. Sdq, Marrëveshja u votua nga Kongresi Botëror cionist më 1935.
Tani tek sfida pas zgjedhjeve, fitorja e 3 Nëntorit është historike sepse konsiderohet si më e thella deri më tani kundër republikanëve dhe jo vetëm. Kryesisht amerikanët vendosën të mbajnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në vendlindje dhe të merret me hallet dhe dertet e amerikanëve të zakonshëm që u kishte vështirësuar jetesa nga çmimet enorme të ushqimeve dhe derivateve që shakaktoi lufta me Iranin.
A do ia dalin Jeffries dhe Schummer me marrë pozicionet e tyre mbetet të shihet. Ajo që u vu në dukje ishte peticioni rekord me 1 milion nënshkrime që kundërshton marrjen e atij vendimi.