Nënkryetarja e degës së BDI-së në Tetovë, Arbresha Neziri përmes një postimi ka reaguar ndaj spekulimeve për probleme në BDI dhe për përçarje eventuale. Në ragimin e saj Neziri shkruan se “Brenda BDI-së nuk ka përçarje dhe as kërkesa të tilla. Thjesht po mundohen ta largojnë vëmendjen e qytetarëve nga fitorja e Bërvenicës”, shkruan Top24
“Brenda BDI-së nuk ka përçarje dhe as kërkesa të tilla. Thjesht po mundohen ta largojnë vëmendjen e qytetarëve nga fitorja e Bërvenicës. Po përpiqen t’i fshehin shifrat e borxheve, sepse, përballë borxheve të mëdhaja,paraqesin borxhe të vogla, madje dhjetë here më të mëdha!
Mos mendoni se do të na largoni nga kjo çështje duke krijuar tema të tjera. Me ju do të merremi derisa t’ua tregojmë qytetarëve fytyrën tuaj të vërtetë!” shkruan në postimin e plotë Arbresha Neziri.


