Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Anglisë përpara Kampionatit Europian të vitit 2028. Trajneri gjerman, i cili më parë ka drejtuar skuadra të mëdha si Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, konfirmon se dëshiron të respektojë kontratën dhe të vijojë projektin me “Tre Luanët”, pavarësisht interesimit të mundshëm nga klubet e mëdha europiane.
Tuchel, i cili ka firmosur një zgjatje dyvjeçare të kontratës, theksoi se ndihet shumë mirë në drejtimin e Anglisë, duke vlerësuar marrëdhënien me lojtarët dhe besimin që gëzon nga drejtuesit e Federatës. Megjithatë, ai nuk e përjashton një rikthim në futbollin e klubeve pas përfundimit të aventurës me përfaqësuesen angleze.
Mbrmjen e sotme “Tre Luanët” do të sfidojnë Kroacinë në “Wembley”. Anglia ndodhet në Grupin 3, në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve.


