Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar ndaj qëndrimit të votuesve amerikanë në zgjedhjet e mes mandatit.
Ghalibaf në një mesazh në platformën X, e interpreton qëndrimin e votuesve amerikanë si një kundërshtim të luftës dhe paralajmëron Uashingtonin të respektojë vullnetin e tyre.
Ai lidh kundërshtimin e luftës me shqetësimet morale dhe ekonomike të qytetarëve amerikanë. Sipas tij, pavarësisht nëse votuesit udhëhiqen nga ndërgjegjja apo nga shqetësimet për koston e jetesës, mesazhi i tyre është kundër vazhdimit të konfliktit.
“Ndërgjegje apo kosto e jetesës, amerikanët i thanë JO LUFTËS dhe ne e mbështesim këtë mesazh. Nëse qeveria amerikane tradhton vullnetin e saj publik për t’u shërbyer paguesve dhe shantazhuesve ndërkombëtarë, ajo do të mësojë se JO-ja jonë vjen me një makth”, shkroi ai në X.
Deklarata e Ghalibaf vjen pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit. Ai e interpreton rezultatin si një refuzim të luftës me Iranin nga elektorati amerikan, megjithëse ky mbetet vlerësimi i tij politik dhe jo një përfundim që mund të nxirret vetëm nga rezultati i votimit.


