Simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit, vendlindja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Përurimi i simbolit të UÇK-së dhe vendosja e lapidarit me figurën e Jakup Krasniqit u organizua dy ditë para shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, transmeton Klankosova.tv.
Vendosja e këtyre simboleve në hyrje të fshatit vjen në prag të festës së 28 Nëntorit, datë që shënon edhe daljen publike të UÇK-së, njofton Klankosova.tv.
Jakup Krasniqi javën e kaluar qëndroi për katër ditë në Kosovë, pasi kishte marrë leje për të vizituar familjen, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.


