Shqipëria dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari merr medaljen e lartë ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku është pritur me nderime ushtarake nga homologu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit mes dy gjeneralëve është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, gjenerallejtënant Bashkim Jashari është dekoruar me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”, transmeton Klankosova.tv.