Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin financimin vjetor prej katër miliardë dollarësh për Izraelin, duke nisur nga fundi i këtij viti.
Në një intervistë telefonike për Fox News, kreu i Shtëpisë së Bardhë argumentoi se Izraeli është tashmë një shtet ekonomikisht i zhvilluar dhe nuk ka me nevojë për këtë mbështetje financiare nga Uashingtoni.
Ai theksoi se vetë Netanyahu kishte propozuar përfundimin e marrëveshjes.
“E kam pyetur dhe ata nuk kanë nevojë. Pse duhet të përballemi me kritika, kur Izraeli nuk ka nevojë për këto para? Është një argument i keq politik. Ne i japim Izraelit më shumë se kujtdo tjetër, por ata janë tashmë një vend që po lulëzon. Madje, dua të jem i sinqertë me ju, ishte ai që e ngriti këtë çështje. Ai tha se do të ishte e përshtatshme që të mos merrnin më ndihmë, sepse e kupton se kjo është një nga pikat që përdoren kundër tyre”, tha Trump.
Megjithatë, deklaratat e presidentit amerikan kanë ngritur pikëpyetje se për cilën paketë financimi bëhet fjalë konkretisht.
Ndërkohë, dy vendet kanë diskutuar për të ardhmen e kësaj mbështetjeje pas përfundimit të marrëveshjes.
Një pjesë e elektoratit demokrat dhe disa përfaqësues politikë po kërkojnë rishikimin e marrëdhënieve financiare dhe ushtarake me Izraelin, duke vënë në diskutim vazhdimin e mbështetjes tradicionale amerikane.


