Gazetari dhe publicisti i njohur Sefer Tahiri përmes një postimi në profilin e tij ka paralajmëruar se kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani mund të jetë kryetar i Aleancës për Shqiptarët ose me nëse kjo nuk ndodhë ai do të kthehet profesionit të tij si mjek. Seferi ka shkruar se ika propozuar kryetarit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani që intervistën e radhës në “Dialog te Lajm” ta realizojn në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët ndërsa thekson se Limani i ka kthyer përgjigjen se mund ta bëjnë edhe si mjek, shkruan Top24
“Në fund të “Dialogut te Lajmi” i propozova Valbon Limanit, kryetarit të Gostivarit që emisionin e radhës ta bëjmë me të si lider i Aleancës për Shqiptarët. Ma ktheu se “mund ta bëjmë edhe në cilësinë e mjekut”! Iu përgjigja “A të dukem kompetent për të folur për shëndetësi” shkruan Sefer Tahiri.


